ILD merr në dorë fatin e Irena Gjoka, nis hetim disiplinor dhe kritikon KLGJ që s’mori vendim për gjyqtaren e GJKKO

ILD merr në dorë fatin e Irena Gjoka, nis hetim disiplinor dhe kritikon KLGJ që s’mori vendim për gjyqtaren e GJKKO

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk e mori një vendim për Irena Gjokën mbledhjen e 30 janarit, nëse  gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka fshehur apo jo një dënim në Greqi në vitin 2005 dhe çështjen ia kaloi me ankim Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). 3 javë më vonë vetë Artur Metani ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor për magjistraten, edhe pse ankimin e KLGJ se i takonte atij dosja nuk e ka pranuar. Marrjen në hetim të dosjes, ILD e ka nisur me iniciativë për shkak të informacioneve të dala publikisht si dhe në dy ankime të mbërritura në adresë të tij nga eksponentë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe Adriana Kalaja. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se Inspektori i Lartë...