“Ikni ju”/ Aktivistja, Vatnikaj: Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy, besim për Shqipërinë
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka mbajtur një fjalim në protestën e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, ku u ndal te emigracioni, largimi i të rinjve dhe nevoja, sipas saj, për ndërtimin e një Shqipërie të re me drejtësi të barabartë për të gjithë. Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, Vatnikaj tha se te protestuesit sheh historinë e mijëra shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. “Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai, student ekselent, që sot punon si punëtor ndërtimi në Nju Jork. Njëkohësisht shoh besim, shoh solidaritet për një Shqipëri të re që do ta ndërtojmë vetëm ne”, u shpreh ajo. Aktivistja deklaroi se, sipas saj, Shqipëria e së ardhmes nuk duhet të dominohet nga...
Burimi:
sot.com.al