Kërkohet largimi i Ramës/ Flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit
“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevard për të kërkuar largimin e kryeministrit. Me një pjesëmarrje historike, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se protesta është paqësore dhe se synimi i tyre është dorëheqja e kreut të qeverisë. “Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve. Sheshi u mbush me mijëra qytetarë, ndërsa atmosfera u shoqërua nga dritat e telefonave celularë të ngritur lart nga protestuesit. Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë...
Burimi:
sot.com.al