“Te komisariati, lironi çunat”/ Pjesëmarrje rekord në revoltën kundër Ramës, protestuesit thirrje: Ju erdhi fundi

“Te komisariati, lironi çunat”/ Pjesëmarrje rekord në revoltën kundër Ramës, protestuesit thirrje: Ju erdhi fundi

“Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ka qenë ky një prej mesazheve të sotme në protestën kundër Ramës. Në protestën 35 ndër më të mëdhatë në historitë e vendit, Diaspora ka ‘zbarkuar’ në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu kanë bërë thirrjet “te komisariati”, në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje. “Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar. “Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.