Fundi i Ramës, qelia 313 si Ilir Meta ose burg federal si Maduro
Ilir Dako Lëvizjet e fundit të Edi Ramës tregojnë agoninë e një qeveritari të rrënuar politikisht dhe mendërisht. Zullumi dhe zhuli kanë akseleruar zemërimin popullor ndaj një kryeministri të dënuar publikisht nga opinioni qytetar, i cili më në fund është zgjuar nga letargjia 13 vjeçare e një dosieri kriminal, korruptiv dhe antipopullor të një bande grabitësish me në krye Edi Ramën. Edi Rama ka rënë moralisht. Shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre nëpërmjet qëndrimeve të prera dhe të hapura, të cilat rrjedhin si një e drejtë legjitime përballë kësaj klike xhepistësh dhe injorantësh të rëndomtë. Kjo manifestohet kudo, në rrugë, auditorë, studio televizive, taksi, autobuzë etj, ku njerëzit shprehin haptazi mllefin e tyre ndaj liderucit tonë infantil dhe të papërgjegjshëm. Mazhoranca e kthyer në...
Burimi:
sot.com.al