FSHF Sunday League Albania 2026-2027/ Hapen regjistrimet për kampionatin e futbollit amator
Të gjithë të apasionuarit pas futbollit kanë tashmë mundësinë për t’u bërë pjesë e një prej aktiviteteve më të mëdha të futbollit amator në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit 9×9 “FSHF Sunday League Albania 2026-2027”. Kampionati, i organizuar nga Federata e Futbollit dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, është kthyer në një nga kompeticionet më të preferuara për futbollistët amatorë dhe ekipet që duan të kombinojnë pasionin për futbollin me emocionet dhe konkurrencën e një kampionati të mirëorganizuar. Edicioni i ri pritet të nisë më 21 shtator, duke rikthyer në fushat e lojës skuadrat që tashmë janë bërë pjesë e traditës së “Sunday League”, por edhe duke i hapur dyert ekipeve të reja që duan t’i...
Burimi:
sportiim.al