E duan në Serie A, Bayern përgjysmon çmimin e qendërmbrojtësit. Kompany i ka bërë dalje
11 Qershor 2026 18:52 Telesport Koreano-jugori, Min-jae Kim, me shumë mundësi do të rikthehet në Serie A, pas tre sezonesh te Bayern Munich, ku kurrë nuk arriti të jetë një titullar fiks. Vincent Kompany i ka bërë dalje qendërmbrojtësit dhe drejtuesit e klubit po punojnë për largimin e tij. Sipas Kicker, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eber, ka vendosur të përgjysmojë çmimin e koreano-jugorit. Në rast se më parë, Bayern kërkonte 40 milionë euro, vlera tani është ulur në 20-25 milionë euro. Për Min-jae Kim ka interes nga tre klubet e mëdha të Serie A: Juventus, Milan dhe Inter. 29-vjeçari ka luajtur më parë për një sezon me Napolin në Serie A, para se të transferohej te Bayern për 50 milionë euro.
Burimi:
telesport.al