Dueli Fury-Joshua në stadiumin “Wembley”, organizatorët kanë një kërkesë për orarin e sfidës

Dueli Fury-Joshua në stadiumin “Wembley”, organizatorët kanë një kërkesë për orarin e sfidës

Përballja e madhe e peshave të rënda midis Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, në Londër, por vetëm nëse autoritetet lokale bien dakord ta organizojnë ndeshjen në një orë më të vonë se zakonisht. Turki Alalshikh, i cili po organizon duelin tërësisht britanik, tha se dëshiron që sfida të zhvillohet në një kohë që i përshtatet një audience globale. Ndaj, synon të zhvillojë bisedime me kryetarin e bashkisë së Londrës, Sir Sadiq Khan, në një përpjekje për të marrë leje për të organizuar një ndeshje natën vonë në kryeqytetin anglez. Duke pasur parasysh se ngjarjet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar kanë tendencë të fillojnë diku midis orës 22:00 dhe 23:00, Alalshikh duket se po sugjeron që ndeshja e shumëpritur do...