“Do bëni detyrën? Na fundosët”/ Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë
Familja e policit të vrarë dje në Maliq, Enea Mekolli, ka pritur sot në ceremoninë e homazheve zyrtarë të lartë që kanë shkuar në nderim të tij. Xhaxhai i viktimës, teksa ka takuar Presidentin Bajram Begaj, i është drejtuar atij duke i thënë se shteti duhet të marrë masa, pasi po vriten djemtë. “E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tri herë tentativa për ta arrestuar. Duhet të merrni masa, po na vrasin. Bëhuni të zotë. E latë këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominon policia, por dominon krimi. Na fundosët. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, i thotë ai me lot në sy....
Burimi:
top-channel.tv