Dhunuan një çift dhe iu dëmtuan makinën, procedohet 44-vjeçari në Durrës, shpallen në kërkim dy të tjerë

Dhunuan një çift dhe iu dëmtuan makinën, procedohet 44-vjeçari në Durrës, shpallen në kërkim dy të tjerë

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria e Durrësit pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë dhunuar një çift 55-vjeçarësh dhe iu kanë dëmtuar automjetin. Sipas uniformave blu pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Z., 44 vjeç, në bashkëpunim me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të...