Detaje nga atentati në Elbasan, shënjestër ishte një person tjetër në lokal, 4 të plagosurit ishin kalimtarë

Detaje nga atentati në Elbasan, shënjestër ishte një person tjetër në lokal, 4 të plagosurit ishin kalimtarë

Detaje të reja nga plagosja e ndodhur mbrëmë në Elbasan. Burime konfidenciale nga prokuroria bëjnë me dije se shënjestër ka qenë një person tjetër në lokal, asnjëri prej të plagosurve. Të plagosurit janë të gjithë qytetarë të rastësishëm. Gjithashtu, burimet shtojnë se të plagosur janë 4 persona. Të gjithë lehtë dhe aktualisht në shtëpi. Pistat në të cilat po hetohet: veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kamerat e sigurisë, autori shfaqet i maskuar me maskë silikoni, me flokë të gjata bionde. Në dukje femër, por në fakt, sipas burimeve, është djalë. Ende i paidentifikuar.