Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Ali Ahmeti: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika e Millosheviçit

Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Ali Ahmeti: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika e Millosheviçit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës e bërë për Kosovën nga ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilëson si një deklaratë tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme. Ahmeti shprehet se historia e ka dhënë përgjigjen e saj, dhe se mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin e XXI-të. “Deklarata e ministres së Serbisë, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, është tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme. Një deklaratë e tillë nuk është vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika...