De Rossi “hap barkun”: Kur më shkarkoi Roma, isha i tërbuar. Aty kisha “armiqtë” e mi…

De Rossi “hap barkun”: Kur më shkarkoi Roma, isha i tërbuar. Aty kisha “armiqtë” e mi…

29 Korrik 2026 12:04 Alfred Lleshi Trajneri i Genoa, Daniele De Rossi, ka folur për eksperiencën e tij si trajner i Romës në një intervistë të gjatë për “Cronache di Spogliatoio”: “Kur u shkarkova nga Roma isha shumë i zemëruar. Kisha ‘armiqtë’ e mi dhe ndihesha i mundur në një betejë që nuk pata kohë ta luftoja, por nuk doja kurrë të kuptohej se po vuaja nga inati. E bëra vetëm një herë në një konferencë për shtyp te SPAL dhe u pendova”. Ish-mesfushori roman foli edhe për të kaluarën e tij si lojtar dhe derbet kundër Lazios: “Në karrierën time nuk kam vuajtur asnjë ndeshje…, përveç derbit. Para sfidave me Lazion, kaloja 3 ditë në banjë duke vjellë, me Dacourt që më mbante kokën”....