“CR7 ishte nga një botë tjetër, Bale më i kompletuari, Messin nuk e ndaloje dot”
Casemiro foli për podcastin “Presents” të Rio Ferdinand dhe kujtoi kohën te Real Madridi, duke lavdëruar Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon: “Bale, në momentet më të mëdha, në finalet e Champions-it, shënonte gjithmonë. E ka bërë kundër Liverpool-it, Atleticos… Cristiano është nga një botë tjetër, jashtë çdo krahasimi, por për mua Bale ishte më i kompletuari”. Braziliani tregoi edhe një prapaskenë me Ronaldon: “Para çdo ndeshjeje, Cristiano më thoshte: ‘Case, sot është ndeshje speciale’. Pastaj: ‘Ndjej erë golash’. Për të, 50 gola në sezon ishin minimumi”. Casemiro foli edhe për Benzema: “Ishte numër 9, por luante si 10. Zbriste prapa dhe krijonte hapësira për Bale e Cristiano”. Për Lionel Messin dhe Barcelonën: “Nuk mund ta ndaloje Messin, ishte e pamundur. Barcelona mund të luante keq,...
Burimi:
telesport.al