Botërori/ Në Boston premtohet spektakël, Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira
Kupa e Botës 2026 hyn në fazën çerekfinale me një superpërballje mes një prej favoritëve kryesorë për titull, Francës, dhe kampiones së Afrikës, Marokut. Dy kombëtaret do të luftojnë për një vend në katërshen më të mirë të turneut, në një duel që pritet të jetë ndër më spektakolarët e këtij Botërori. Franca ka qenë një nga skuadrat më bindëse deri tani, duke fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara. “Gjelat” kanë shënuar plot 14 gola dhe kanë pësuar vetëm dy, duke konfirmuar statusin e favoritit për të fituar titullin e tretë botëror. Në krye të sulmit është Kylian Mbappe, i cili me shtatë gola kryeson garën për “Këpucën e Artë”. Ai mbështetet nga një repart ofensiv i frikshëm me Ousmane Dembele, Michael Olise dhe Bradley...
Burimi:
sot.com.al