“Bashkia të mbetet më vete”/ Cërriku kundër ndarjes së re territoriale, nis firmosja e peticionit

“Bashkia të mbetet më vete”/ Cërriku kundër ndarjes së re territoriale, nis firmosja e peticionit

Në qytetin e Cërrikut ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për ndarjen e re administrativo-territoriale. Banorë të qytetit dhe zonave përreth janë shprehur kundër bashkimit të Cërrikut me Bashkinë Elbasan, duke kërkuar që Cërriku të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Nisma është ndërmarrë nga organizatorë dhe qytetarë që kundërshtojnë ndryshimin e propozuar të hartës administrative. Sipas tyre, bashkimi me Elbasanin do të largonte shërbimet dhe vendimmarrjen nga qytetarët e Cërrikut, ndërsa ruajtja e bashkisë do të garantonte, sipas tyre, një përfaqësim më të drejtpërdrejtë dhe administrim më pranë komunitetit. Firmosja e peticionit ka nisur në qytet dhe pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të mbledhur sa më shumë mbështetje nga banorët. Organizatorët bëjnë me dije se...