Arteta pret “dhuratën” e madhe nga drejtuesit e klubit, por nuk është Vinicius Junior
4 Gusht 2026 18:47 Telesport Pavarësisht rezistencës së Newcastle dhe ofertave të vazhdueshme të Arsenalit të refuzuar prej tyre, “Topçinjtë” janë të bindur se në fund do ia dalin të transferojnë Bruno Guimaraes. Nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare, megjithatë të gjithë palët e përfshira besojnë se bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur. Oferta e fundit zyrtare e Arsenalit për mesfushorin brazilian ka qenë 82 milionë euro, por është refuzuar nga Newcastle. Sipas medieve angleze, marrëveshja mes palëve pritet të arrihet për shifrën 100-110 milionë euro. Transferimi i Guimaraes padyshim do të jetë një përforcim luksi për Artetën dhe Arsenalin.
Burimi:
telesport.al