Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje të një vrasjeje!

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje të një vrasjeje!

Drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić, është arrestuar nën dyshimet për fshehje të një krimi dhe ndihmë ndaj autorit për zhdukjen e trupit të viktimës. Së bashku me të janë arrestuar edhe tre policë të sigurisë së tij personale, si dhe autori i dyshuar i vrasjes. Sipas mediave serbe, që citojnë burime nga Ministria e Brendshme, Milić kishte organizuar më 12 maj një takim mes dy drejtuesve të grupeve rivale kriminale në një restorant të njohur në Beograd, me qëllim pajtimin e tyre. Njëri prej tyre ishte Aleksandar Nesoviç, i lidhur me një grup mafioz të Beogradit të Ri, ndërsa tjetri identifikohet vetëm me inicialet S.B. Raportohet se takimi përfundoi me konflikt mes tyre dhe S.B. qëlloi për vdekje Nesoviçin. Sipas hetimeve, drejtori i...