Ulen çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 201 lekë, benzina në 160 lekë për litër

Ulen çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 201 lekë, benzina në 160 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 201 lekë për litër, nga 204 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm, ndërsa benzina zbret në 160 lekë, nga 163 lekë për litër. Çmimi i shitjes me shumicë për naftën është përcaktuar në 189 lekë për litër, ndërsa për benzinën në 148 lekë. Edhe gazoili për aktivitetin e peshkimit pëson ulje, duke zbritur në 105 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet mbetet i pandryshuar në 71 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 59 lekë në shitje me shumicë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 19 nëntor, në orën 14:00 dhe do...