“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas, është përfshirë në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës. Ngjarja ka alarmuar autoritetet greke, pasi Rizai ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të kthehej në Burgun e Domokos. Sipas të dhënave të bëra publike, policia është njoftuar rreth orës 05:15 të mëngjesit për të shtëna me armë në zonë. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, nuk gjetën personat e përfshirë, por konstatuan dy gëzhoja dhe njolla gjaku. Më vonë, policia u informua nga Qendra Shëndetësore e Kalivisë se dy persona ishin dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar grek, i cili kishte një plagë...