“Ule muzikën”/ Duhej të kthehej në burg, por u përfshi në sherr me armë, shpallet në kërkim Alket Rizai (Si ndodhi ngjarja)
alket rizai GREQI- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur një beach bar në Anavyssos të Greqisë, ndërsa mes personave të përfshirë dyshohet se ndodhej edhe shqiptari Alket Rizai, shqiptari i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës Athens–Sounio, në orën 05:00 të mëngjesit, mes dy grupeve dhe ka përfunduar me dy persona të plagosur. Alket Rizai ishte pjesë e njërit prej grupeve të konfliktuar, cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të kthehej në Burgun e Domokos. Pas raportimit për të shtëna, policia mbërriti në vendngjarje, por nuk gjeti akënd përveçse dy gëzhoja dhe njolla gjaku. Megjithatë, autoritetet greke kanë siguruar pamjet nga kamerat e zonës dhe zbuluan personat e përfshirë në incident. Nga kamerat, siç raportojnë mediat greke, rezulton...
Burimi:
zeri.ai