Ukraina zbulon ‘Koral’, raketa e re që synon të përgjojë edhe objektiva balistikë

Ukraina zbulon ‘Koral’, raketa e re që synon të përgjojë edhe objektiva balistikë

Ukraina ka prezantuar për herë të parë një lëshues të sistemit të saj të ri të mbrojtjes ajrore “Koral”, duke sinjalizuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve vendase për përballimin e sulmeve ajrore dhe raketore. Sistemi u shfaq publikisht të martën në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes MSPO, në Poloni. Në një imazh të publikuar nga konglomerati shtetëror ukrainas i industrisë së mbrojtjes, Ukroboronprom, shihet lëshimi i një rakete nga një platformë vetëlëvizëse e montuar mbi shasinë e një kamioni çek Tatra. Sipas karakteristikave të paraqitura nga zhvilluesit, raketa “Koral” është projektuar për të përgjuar objektiva ajrorë dhe balistikë dhe për t'u integruar në një sistem të plotë të mbrojtjes ajrore, transmeton Telegrafi. Një element veçanërisht interesant është sistemi i drejtimit. Raketa kombinon navigimin...