Ukraina zbraz xhepat e Europes, Zelensky: Na duhen 27 miliardë dollarë, ose mbetemi pa armë

Ukraina zbraz xhepat e Europes, Zelensky: Na duhen 27 miliardë dollarë, ose mbetemi pa armë

Ukraina përballet me një tjetër alarm financiar në mes të luftës me Rusinë. Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Kievi duhet të sigurojë rreth 27 miliardë dollarë brenda dy muajve të ardhshëm, për të mbuluar një boshllëk në buxhetin e mbrojtjes. Sipas Zelenskyt, pa këto fonde Ukraina rrezikon të ketë vështirësi në blerjen e armëve që në fillim të vitit të ardhshëm. “Shumica e këtyre parave janë për dronët, raketat dhe furnizimet për luftëtarët tanë”, deklaroi presidenti ukrainas, duke theksuar se rreth një e treta e shumës nevojitet për dronë që do të përdoren gjatë janarit, shkurtit dhe marsit. Zelensky tha se porositë duhet të bëhen dhe të paguhen që në tetor dhe nëntor. Përndryshe, sipas tij, Ukraina mund të përballet me mungesa serioze në...