Ukraina sulm masiv, bombardon objektet ruse të gazit! Dronët fluturojnë 3 mijë kilometra brenda territorit të Rusisë
Forcat ukrainase kanë goditur dy objekte të rëndësishme të industrisë së gazit në Siberinë veriperëndimore, rreth 3 mijë kilometra nga kufiri me Ukrainën. Sipas forcave speciale ukrainase, objektivat ishin dy fabrika të mëdha të përpunimit të gazit në Novy Urengoy dhe në rajonin Purovsky, në Yamal-Nenets, një nga zonat kryesore të prodhimit të gazit në Rusi. Ukraina e ka cilësuar sulmin si goditjen më të thellë në territorin rus që nga fillimi i luftës. Forcat speciale thanë se dronët përshkuan më shumë se 3 mijë kilometra për të arritur objektivat, duke theksuar se kjo zonë konsiderohej më parë si një hapësirë e sigurt në prapavijën ruse. Nga ana tjetër, autoritetet ruse konfirmuan se një dron ukrainas kishte sulmuar një objekt industrial në Novy Urengoy. Guvernatori...
Burimi:
javanews.al