Ujërat termale të Bënjës në Përmet tërheqin turistë edhe në vjeshtë
Kur temperaturat janë ulur dhe vjeshta ka mbuluar me ngjyra peizazhin natyror në luginën e Langaricës, ujërat termale të Bënjës në Përmet vijojnë të tërheqin vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin këtë destinacion për të shijuar burimet natyrore dhe qetësinë që ofron zona. Burimet termale të Bënjës përbëjnë një nga atraksionet më të njohura natyrore të Përmetit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ujërat termale të Bënjës, të frekuentuara nga turistët edhe gjatë kësaj fundjave nëntori. Frekuentimi i tyre edhe gjatë vjeshtës i jep zonës një tjetër dimension turistik, pasi vizitorët mund të përjetojnë ndërthurjen e ujërave të ngrohta termale me freskinë e ajrit dhe atmosferën karakteristike të stinës së vjeshtës. Përveç burimeve termale, vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë edhe Urën historike...
Burimi:
kultplus.com