Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

Një situatë alarmante është denoncuar nga një prej zonave më të frekuentuara turistike të vendit, Golemi ku ujërat e ndotura shkarkohen pranë vijës së plazhit, në një hapësirë ku çdo ditë pushojnë dhe lahen dhjetëra turistë. Pamjet e siguruara në zonë tregojnë qartë një tub shkarkimi të vendosur pranë bregut, nga ku ujërat derdhen drejtpërdrejt në det. Shkarkimi ndodhet vetëm pak metra nga hapësira ku qëndrojnë pushuesit, ndërsa në pamje dallohen edhe turistë të huaj që vijojnë të lahen në det. Përveç ndotjes së dukshme, në zonë raportohet edhe një erë e fortë dhe e pakëndshme, e cila ndihet përgjatë një pjese të konsiderueshme të bregdetit, deri në rreth një kilometër. Problematika nuk është e panjohur për Golemin dhe zonat përreth Durrësit. Prej vitesh, gjatë...