UEFA Region’s Cup: Kombëtarja shqiptare e futbollit amator mundet 2-1 nga Italia

UEFA Region’s Cup: Kombëtarja shqiptare e futbollit amator mundet 2-1 nga Italia

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator është mundur me rezultatin 2-1 nga Italia, në ndeshjen e dytë të raundit të ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027, e zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena”. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Ardian Haçi, zhvilluan një ndeshje të luftuar ndaj përfaqësueses italiane, por në fund nuk arritën të shmangnin humbjen. Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klaudio Blloshmi, Aldi Pjetri, Exhei Kola, Xhonaldo Prenga, Klajdi Shini, Marsel Koromani, Albi Alushi, Ronaldo Alillari, Albis Dajti, Romeo Pillati, Eldi Gjuzi. Italia kaloi në avantazh në minutën e 56-të me Tommaso Redin, ndërkohë që Shqipëria reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin dy minuta më vonë me Albis Dajtin, duke rikthyer ekuilibrat në këtë përballje. Megjithatë, skuadra italiane arriti të shënonte golin e fitores në...