UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Levski Sofia-Jagiellonia, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të Europa League. Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes që do të luhet në Sofie të enjten në orën 18:45, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e tij. Juxhin Xhaja do të jetë arbitër i katërt i takimit, ndërsa Albert Doda do të jetë asitent në VAR.