UASHINGONI I MBYLLI DERËN RAMES/ NESHO ZBULON PRAPASKENAT E VIZITES NE SHBA
Diplomati Agim Nesho ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për dështim në marrëdhëniet me administratën amerikane, duke pretenduar se përpjekjet e tij për të krijuar ndikim në Uashington nuk kanë dhënë rezultat. Nesho deklaroi se problemet në raportet me SHBA-në nisën që pas deklaratave të mëparshme të Ramës kundër presidentit Donald Trump. Sipas diplomatit, kryeministri shqiptar është përpjekur më vonë të ndërtojë ura komunikimi përmes lobimit dhe kontakteve indirekte, por këto përpjekje, sipas tij, nuk kanë sjellë afrimin e synuar me administratën amerikane. “Dështoi që në fillimin e tij duke quajtur presidentin Trump turp të qytetërimit”, u shpreh Nesho, duke iu referuar qëndrimit të mëparshëm të Ramës ndaj presidentit amerikan. Nesho: Rama u refuzua nga takimi në Uashington Pjesa më e fortë e deklaratës së diplomatit...
Burimi:
ntv.al