U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu shtyn seancën konstituive për të premten

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu shtyn seancën konstituive për të premten

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se “nuk ka vota për nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake” për mënyrën e votimit. Haxhiu tha se po e shtyn seancën për të premten në orën 11:00, gjithashtu pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nuk e tërhoqi fjalinë “në emër të popullit serb” kur e propozoi kandidatin e partisë për nënkryetar nga komuniteti serb. “Rregullorja e Kuvendit parashikon saktë se cilat janë masat që duhet të ndërmerren ndaj deputetëve që përdorin gjuhë të tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu pasi Simiq refuzoi ta tërheqë fjalinë. Haxhiu u takua me përfaqësuesit e partive parlamentare për të arritur një marrëveshje për mënyrën e...