U zbuluan me dron/ Identifikohen 52 shpërndarësit e drogës në shkollat e Tiranës, mes tyre furnitori dhe ish-polici (Emrat)
Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë që shënjestronte nxënësit e shkollave të Tiranës për t’u shitur drogë. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik, por edhe të mitur. Pamjet me dron të policisë tregojnë sesi shpërndarësit afroheshin me monopatina pranë institucioneve të arsimit 9-vjeçar ose të mesëm për të dorëzuar dozat e drogës. Për të mos u pikasur nga uniformat blu, shpërndarja kryhej edhe me taksi ose shërbim delivery.’ Mes 38 të arrestuarve është edhe furnizuesi, Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale...
Burimi:
gijotina.com