U vra me armë/ Ky është 16-vjeçari që ëndërronte të bëhej mjek por u gjet i vdekur pranë banesës

U vra me armë/ Ky është 16-vjeçari që ëndërronte të bëhej mjek por u gjet i vdekur pranë banesës

16-vjeçari Blenis Burim Gashi është i mituri që u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij, në Rahovec të Kosovës. Ngjarja e rëndë i ka tronditur të gjitha, pasi dyshimet janë se i mituri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ndërsa bëhet me dije se familja Gashi së bashku me miq, shokë e shoqe të klasës, mësues e të afërm, do i japin pasditen e sotme lamtumirën e fundit Blenisit. Blenisi do të përcillet për në banesën  e fundit rreth orës 17:00 të ditës së sotme në varrezat e reja të fshatit Fortesë, shkruan newsbomb.al. Një ngjarje tragjike që la pas një plagë të pashërueshme dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet dot asnjëherë për familjen Gashi dhe miqtë e Blenisit....