U votua gjatë natës dhe u dekretua në mëngjes nga presidenti, botohet në Fletoren Zyrtare formula e pagave të magjistratëve

U votua gjatë natës dhe u dekretua në mëngjes nga presidenti, botohet në Fletoren Zyrtare formula e pagave të magjistratëve

Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke hyrë zyrtarisht në fuqi. Ligji nr. 95/2026 u miratua nga Kuvendi në orët e para të mëngjesit të 18 shtatorit, rreth orës 01:30. Gjatë paradites, ai u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj dhe tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet përcaktojnë se paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë e barabartë me 0.38-fishin e pagës së Presidentit të Republikës, ndërsa indeksimi i saj do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit. Ligji parashikon gjithashtu se ndryshimi i pagës referuese bazë sjell efekte vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e kryetarin...