U transferua në Fier/ Ndryshojnë kushtet në burg për Veliajn, i vetëm në qeli dhe gjatë ajrimit
erion veliaj TIRANË- Dy ditë pas transfarimit të tij në burgun e Fierit, mësohet se kanë ndryshuar kushtet e qëndrimit në qeli për kryebashkiakun Erion Veliaj. Raportohet se Veliaj ka dalë nga observimi ditën e djeshme dhe është dërguar në godinën A, sektori 1 ku është i vetëm në qeli, sektor në të cilin mbahen të paraburgosurit. Veliaj u transferua nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit më datë 28 tetor. Transferimi i kryebashkiakut ka hapur një debat politik dhe ka nxitur reagime. Shkak është bërë mungesa e një dokumentacioni lidhur me procesin dhe arsyen e transferimit të kryebashkiakut. Reagimet kanë ardhur edhe nga radhët e PS-së, ku raportohet se Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj i kanë kërkuar llogari dhe dorëheqjen ministrit të Drejtësisë, Toni...
Burimi:
zeri.ai