U shoqëruan gjatë protestës para Parlamentit, lirohen 25 protestuesit
25 protestuesit e shoqëruar një ditë më parë në komisariat, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit përpara Parlamentit, janë liruar. Sipas informacioneve, pas shoqërimit në ambientet e komisariatit, të 25 personat janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa ndaj tyre vijojnë procedurat përkatëse ligjore. Protesta e zhvilluar përpara Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, duke çuar në shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve.
Burimi:
kohajone.com