U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku
Papa Leoni XIV ka shfuqizuar masat e kursimit të miratuara nga Papa Françesku në vitin 2021, në kulmin e pandemisë Covid-19, duke i rikthyer kardinalëve të Kurisë Romake 10% të pagës që u ishte shkurtuar. Papa Leoni ka vendosur të shfuqizojë “masat e përmbajtjes së pagave” të miratuara nga Papa Françesku më 23 mars 2021, të cilat u ndërmorën për t’iu përgjigjur “sfidës së jashtëzakonshme të pandemisë”. Sipas Papës Leonit, këto masa tani mund të hiqen, pasi institucionet e Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Vatikanit do të vazhdojnë përpjekjet për të garantuar qëndrueshmërinë ekonomike përmes mjeteve të tjera. Në praktikë, vendimi heq përfundimisht shkurtimin prej 10% të pagave të kardinalëve të Kurisë. Masa e vitit 2021 parashikonte shkurtime të ndryshme në varësi të...
Burimi:
javanews.al