U shkarkua pas procesit të Vettingut në 2020, Adnand Kosova fiton në Strasburg: Shqipëria duhet t’i paguajë prokurorit 11 mijë €
Adnand Kosova TIRANË-Prokurori Adnand Kosova, i shkarkuar nga Vettingu në vitin 2020, ka fituar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e zbardhur Strasburgu i ka dhënë të drejtë ish-prokurorit, duke vlerësuar se shkarkimi i tij nga detyra ishte joproporcional dhe se autoritetet shqiptare nuk dhanë arsye “relevante dhe të mjaftueshme” për këtë masë. Çështja lidhej me shumën e përfituar nga shitja e një apartamenti në Korçë, të ardhurat e të cilit ishin përdorur për blerjen e apartamentit të familjes në Tiranë. Në kontratën e vitit 2002 figuronin 1 milion lekë, ndërsa Kosova kishte deklaruar se çmimi real i shitjes ishte 2.5 milionë lekë. Sipas tij, 1.5 milionë lekë ishin marrë më herët si depozitë. Në shqyrtimin e çështjes, GJEDNJ vlerësoi se...
Burimi:
zeri.ai