“U rrita pa babanë, por me krenari”, vajza e dëshmorit në marshimin në Prishtinë

“U rrita pa babanë, por me krenari”, vajza e dëshmorit në marshimin në Prishtinë

Kosova E Shtunë, 12 Shtator 2026 15:19 Gjatë “Marshit për Liri” të zhvilluar në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, mes folësve ishte edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani. Në fjalën e saj, Sylejmani solli para pjesëmarrësve dhimbjen e jetës pa të atin, por edhe krenarinë për sakrificën e familjes së saj, e cila i dha Kosovës dy dëshmorë. Ajo tha se është rritur me mungesën e babait, një boshllëk që sipas saj nuk mund të zëvendësohet, por njëkohësisht me krenarinë që babai dhe xhaxhai i saj dhanë jetën për vendin. Vajza e dëshmorit kërkoi drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se e vërteta e luftës dhe sakrifica...