U rrëzua nga skela teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari pas disa ditësh në koma (EMRI)

U rrëzua nga skela teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari pas disa ditësh në koma (EMRI)

Andon Kapetani SARANDA- 53-vjeçari Andon Kapetani  ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra pas një rrëzimi nga skela në Sarandë.  Kapetani u rrëzua mesditën e 29 shtatorit teksa po punonte për lyerjen e fasadës së një banese në rrugën Mit’hat Hoxha në lagjen nr. 4 të Sarandës. Pas aksidentit 53-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku u shtrua në gjendje kome dhe qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërrua jetë pak minuta më parë në ambientet e spitalit të Traumës./ZËRI