U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

Policia greke prej 48 orësh i mban sekret emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e së keqes”, të zhvilluar së bashku me DEA Amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Kolumbia. Në operacionin ku u sekuestruan 84 kg kokainë, u arrestuan 7 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Mes tyre spikat një person, i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje në Shqipëri, si dhe një shqiptar tjetër, i konsideruar lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi. Burime tepër konfidenciale bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe. Importuesi i dërgesave me trëndafila, dukej të ishte një kompani...