U plagos në operacionin në Maliq ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet

U plagos në operacionin në Maliq ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet

Skënder Hita dhe Edison Adri MALIQ-Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një vizitë në banesën e efektivit Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit të zhvilluar në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e Violand Braçellarit i cili qëlloi për vdekje policin Enea Mekolli, Dëshmori i Atdheut. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, ku iu nënshtrua edhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale, Edison Adri është kthyer në shtëpi dhe vijon procesin e rikuperimit. Gjatë vizitës, Skënder Hita u takua me efektivin dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit, si dhe mirënjohjen për sakrificën dhe përkushtimin e treguar në përmbushje të detyrës. “Edison, së pari, gëzohem shumë që je kthyer në shtëpi, pas një kurimi të vështirë...