U plagos në operacionin ku humbi jetën Mekolli, drejtori Hita viziton policin Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet

U plagos në operacionin ku humbi jetën Mekolli, drejtori Hita viziton policin Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka vizituar në banesën e tij policin Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e një personi të kërkuar, ku humbi jetën kolegu i tij, Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali dhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale, Adri është kthyer në shtëpi, ku vijon rikuperimin. Kryepolici Hita u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës. “Edison, së pari, gëzohem shumë që je kthyer në shtëpi, pas një kurimi të vështirë në Itali. Kam ardhur sot këtu jo vetëm si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së...