U përplasën me rivalët dhe dëmtuan stolat në ‘Loro Boriçi’, procedohen 6 tifozë të Elbasanit

U përplasën me rivalët dhe dëmtuan stolat në ‘Loro Boriçi’, procedohen 6 tifozë të Elbasanit

Policia e Shkodrës hapi procedimet penale për 6 tifozë të Elbasanit për shkak të disa incidenteve të ndodhura në stadiumin ‘Loro Boriçi në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Tifozët verdheblu u panë të përlaseshin me ata shkodranë si dhe të dëmtojnë stolat e impiantit pas kësaj sfide që u mbyll me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Edi Martini 2-1 Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër: ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 23 vjeç, K. K., 40 vjeç, L. P., 37 vjeç, E. S., 24 vjeç, E. Q., 23 vjeç dhe D. D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 15.02.2026, në përfundim të ndeshjes së futbollit...