U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri
Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, i riu, me inicialet O. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë. Përplasja ka qenë fatale për 21-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në të njëjtin motomjet udhëtonte edhe një 17-vjeçar, me inicialet D. C. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Cërrik / Informacion paraprak Në lagjen nr. 3, shtetasi...
Burimi:
javanews.al