U paraqit në SPAK/ SYRI mëson arsyen e thirrjes së Ardit Gjebreas në Prokurorinë e Posaçme
Mëngjesin e sotëm, këngëtari dhe moderator i mirënjohur Ardit Gjebrea është thirrur në SPAK. Sipas burimeve për gazetarin e SYRI-t, Elton Qyno, arsyeja e thirrjes janë kontratat sponsorizuese të lidhura me Bashkinë e Tiranës. Gjebrea është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të verifikimeve që lidhen me këto kontrata. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyen konkrete të thirrjes së tij apo cilësinë në të cilën është paraqitur. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës. Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022. Një tjetër pagesë që ka marrë...
Burimi:
syri.net