U nis me kallash për të vrarë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Rrogozhinë. Procedohet edhe një vajzë, roli i saj

U nis me kallash për të vrarë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Rrogozhinë. Procedohet edhe një vajzë, roli i saj

Policia ka arrestuar në flagrance sot në 13 shtator një 26-vjeçar nga Peqini, i cili kanosi me kallashnikov për ta vrarë një 35-vjeçar nga Tirana. Ngjarja ndodhi në Rrogozhinë. Operacioni i koduar “Prevent 2” parandaloi përshkallëzimin e konfliktit për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit. Në pranga ra edhe një 21-vjeçar që ndodhej në të njëjtën banesë, pasi nuk kallëzoi krimin në organet kompetente. Konflikti me armë ndodhi në shtëpinë e një 36-vjeçareje, ku po shkonte personi i kërcënuar me armë. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit së bashku me municionin luftarak. Materialet për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Durrësit. Njoftimi i policisë Rrogozhinë/ Finalizohet operacioni policor “Prevent 2”, parandalohet...