U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!
Scott Bessent është larguar nga rezidenca e tij në Washington dhe është transferuar në një bazë ushtarake amerikane për arsye sigurie, pas kërcënimeve iraniane ndaj jetës së tij. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se planet e Iranit kundër personelit dhe qytetarëve amerikanë kanë arritur në një fazë të avancuar. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, është zhvendosur nga rezidenca e tij në Washington DC në një bazë ushtarake amerikane, pas kërcënimeve ndaj jetës së tij nga Irani. Lajmi është raportuar fillimisht nga “The New York Times”, ndërsa dy persona të njohur me çështjen kanë konfirmuar për agjencinë Reuters se zhvendosja është kryer për arsye sigurie. Shqetësimet për sigurinë e zyrtarëve amerikanë janë shtuar pas paralajmërimeve të inteligjencës amerikane. Në një memorandum të muajit të kaluar, një...
Burimi:
javanews.al