U kap duke transportuar një pistoletë me qëllim trafikimin, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz! Ja çfarë iu gjet në banesë (EMRI)
arma pistolete-pamje nga arrestimi TIRANË- Një 29-vjeçar nga Kruja është arrestuar në flagrancë në Kamëz, pasi po transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Në pranga ka rënë Ervis Cara, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, ndaj të cilit ka nisur edhe hetimi pasuror. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 celular dhe makina. Po ashtu, gjatë kontrolleve në banesë u gjet dhe u sekuestrua 1 armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë si dhe 1 bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “LAST DRIVE II”. Transportonte me automjet një...
Burimi:
zeri.ai