“U japin qetësues emigrantëve”/ Misioni monitorues italian kërkon mbylljen e kampi të Gjadrit

“U japin qetësues emigrantëve”/ Misioni monitorues italian kërkon mbylljen e kampi të Gjadrit

Misioni monitorues i organizatës italiane Emergency ka kërkuar mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kushtet e mbajtjes dhe trajtimin e personave të ndaluar në Gjadër. Sipas mediave italiane, gjatë një misioni monitorues të organizuar nga Tabela e Azilit dhe Imigracionit (TAI), koordinatori i Programit Mjekësor të Emergency, Emanuele Longo, ka treguar për dëshmi shqetësuese nga një emigrant me origjinë nga Senegali, i cili kishte qëndruar në qendrën e Gjadrit. Ai ka pretenduar se medikamentet psikotrope, të përdorura për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor, administrohen shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas dëshmisë së emigrantit, këto medikamente u jepen rreth dy në çdo tre persona që mbahen në qendër. Longo ka kundërshtuar gjithashtu mbajtjen në izolim të personave vetëm për shkak...