U godit me thikë në zemër, zbardhet motivi i vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar në Londër

U godit me thikë në zemër, zbardhet motivi i vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar në Londër

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçarit Lorik Abazi në Londër, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër gjatë një konflikti në orët e para të 15 shkurtit 2026. Gjatë procesit gjyqësor në Old Bailey, prokuroria britanike ka ngritur dyshime se përplasja mund të ketë nisur pas një komenti për pamjen e partneres së personit të akuzuar për vrasjen. Sipas prokurorit Anthony Orchard KC, viktima kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në sallën e bowlingut Tenpin Croydon. Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe 29-vjeçari Ellis Anim-Annor, i akuzuar për krimin, dhe partnerja e tij, Ines Bernado. Megjithëse mes dy grupeve nuk kishte pasur konflikt brenda lokalit, situata dyshohet se u tensionua pas largimit të...